Libani ka mbetur pa furnizim me energji elektrike pasi dy stacionet e mëdhenj të prodhimit janë mbyllur për shkak të mungesës së furnizimit me naftë.
Mungesa e energjisë do të vazhdojë për disa ditë thonë zyrtarët e qeverisë së këtij vendi.
I gjithë rrjeti i furnizimit me energji ka ndaluar së punuari ndërsa nuk pritet të rinisë funksionimin të paktën deri të hënën.
Zyrtarët e qeverisë thonë se kompania shtetërore e energjisë do të përpiqet që të përdorë rezervat e naftës së ushtrisë për të vënë në punë përkohësisht impiantet e prodhimit të energjisë.
Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant nga importi janë tharë. Monedha libaneze është zhvlerësuar me 90% që nga viti 2019. /euronews