Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Libani do të paraqesë ankesë në KS-OKB lidhur me shpërthimin e “pagerëve”

Libani do të paraqesë ankesë në KS-OKB lidhur me shpërthimin e “pagerëve”

Abdallah Bou Habib

Libani do të paraqesë një ankesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me shpërthimet që ndodhën në pajisjet radiomarrëse dhe “pagerët” të martën dhe të mërkurën, transmeton Anadolu.

Pas sulmeve në fjalë Libani vendosi të kalojë në veprim në nivel të OKB-së.

Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme libaneze, ministri Abdallah Bou Habib ka dhënë udhëzim që “Përfaqësia e Përhershme e Libanit në OKB të ankohet në KS-OKB lidhur me sulmin kibernetik terrorist në cilësinë e krimit të luftës që Izraeli ka kryer kundër popullit të Libanit”.

Shpërthimi i pajisjeve “pager” dhe radiomarrësve

Më 17 shtator në Liban ndodhën shpërthime të njëkohshme në pajisjet “pager” të përdorur nga elementët e Hezbollahut. Në shpërthime humbën jetën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, ndërsa u plagosën 2.323 të tjerë.

Si pasojë e shpërthimit më 18 shtator të shumë pajisjeve të komunikimit në vend humbën jetën 25 persona ndërsa mbi 608 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët libanezë e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për incidentin ndërsa Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë çështje. Tensionet janë rritur ditët e fundit në përleshjet që kanë vazhduar në kufirin Izrael-Liban që nga 8 tetori 2023.

Exit mobile version