Libanezët, së bashku me sirianët në Liban, vazhdojnë të ikin në Siri derisa sulmet izraelite po intensifikohen, raporton Anadolu.
Disa libanezë dhe sirianë, që nisen nga jugu i Libanit, kalojnë në Siri nga kalimi kufitar Masna, duke marrë me vete vetëm gjërat themelore që mund të mbanin.
Familjet e pjesës jugore të Libanit po përballen me vështirësi në udhëtimin e tyre nëpër rrugë që u shkatërruan krejtësisht nga sulmet ajrore të Izraelit.
Së fundmi, Organizata Ndërkombëtar për Migracionin (IOM) bëri të ditur se gjatë dy javëve të fundit rreth 400 mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Liban për shkak të sulmeve izraelite.
“Njerëzit vazhdojnë të ikin nga armiqësitë në Liban, shumë prej tyre kërkojnë siguri në strehimore të mbi populluara”, njoftoi IOM në rrjetet sociale, duke theksuar se mbi 165 mijë njerëz po kërkojnë strehim në 906 strehimore kolektive në mbarë vendin.
Lufta në Gaza u përhap në Liban kur Libani nisi sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin në fund të muajit të kaluar dhe që atëherë ka vrarë të paktën 1.100 njerëz, përfshirë edhe liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Frika po rritet se përshkallëzimi i vazhdueshëm mund të çojë në një luftë të gjithanshme në rajon.