Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Libanezët ikin sërish nga Libani jugor pasi Iz’raeli shkel ar’mëpushimin

Libanezët ikin sërish nga Libani jugor pasi Iz’raeli shkel ar’mëpushimin

Dhjetëra familje libaneze që ishin kthyer në shtëpitë e tyre në jug të Libanit pas një armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut janë detyruar të largohen përsëri për shkak të sulmeve izraelite.

Haj Abu Mohammed, një banor i rajonit pranë Tiros, tha për agjencinë gjermane DPA: “U kthyem javën e kaluar, por tani jam rikthyer në shtëpinë me qira në Malin Liban. Fëmijët e mi u tmerruan nga bombardimet.” Sulmet ajrore izraelite të hënën mbrëma vranë nëntë persona, ndërsa të martën u raportuan të tjera sulme, me rreth 12 viktima.

Fatima, një tjetër banore, tha se kishte ikur në veri të Libanit, duke theksuar: “Nuk na intereson kush filloi shkeljet; duam të jetojmë në paqe me familjet tona.”

Dronët izraelitë janë dëgjuar edhe mbi Bejrut.

Exit mobile version