Libanezët ikin sërish nga Libani jugor pasi Iz’raeli shkel ar’mëpushimin

Dhjetëra familje libaneze që ishin kthyer në shtëpitë e tyre në jug të Libanit pas një armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut janë detyruar të largohen përsëri për shkak të sulmeve izraelite.

Haj Abu Mohammed, një banor i rajonit pranë Tiros, tha për agjencinë gjermane DPA: “U kthyem javën e kaluar, por tani jam rikthyer në shtëpinë me qira në Malin Liban. Fëmijët e mi u tmerruan nga bombardimet.” Sulmet ajrore izraelite të hënën mbrëma vranë nëntë persona, ndërsa të martën u raportuan të tjera sulme, me rreth 12 viktima.

Fatima, një tjetër banore, tha se kishte ikur në veri të Libanit, duke theksuar: “Nuk na intereson kush filloi shkeljet; duam të jetojmë në paqe me familjet tona.”

Dronët izraelitë janë dëgjuar edhe mbi Bejrut.