Liban, shkon në 13 numri i të vd’ekurve në su’lmin iz’raelit ndaj spitalit “Rafik Hariri”

Është rritur në 13 numri i personave të vrarë dhe në 57 numri i të plagosurve nga sulmi ajror i kryer gjatë natës nga ushtria izraelite përreth spitalit shtetëror “Rafik Hariri” në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit thuhet se në sulmet ajrore të kryera gjatë natës nga avionët luftarakë izraelitë në Bejrut, janë shënjestruar edhe rrethina e spitalit “Rafik Hariri” në rajonin e Janah.

Në sulm 13 persona mes tyre një fëmijë humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën ku 7 prej tyre në gjendje të rëndë.

Raportohet se dëme të mëdha janë shkaktuar në spitalin “Rafik Hariri” për shkak të ashpërsisë së sulmit.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi se 4 persona mes tyre një fëmijë u vranë dhe se 24 persona u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite rreth spitalit “Rafik Hariri”.