Liban, rritet në 179 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut

Është rritur në 179 numri i të vdekurve pas gjetjes të edhe 2 trupave të zhdukur në shpërthimin që ndodhi më 4 gusht në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Libanit, thuhet se gjatë punimeve të kërkim- shpëtimit në portin e Bejrutit ku ndodhi shpërthimi janë gjetur trupat e 2 personave.

Më tej thuhet se vazhdojnë punimet e kërkim- shpëtimit në portin e Bejrutit me qëllim për gjetjen e personave që janë ende të zhdukur.

Në këtë mënyrë u rrit në 179 numri i të vdekurve ku në deklaratat e mëparshme ishte raportuar për 177 persona të vdekur dhe mbi 6.000 të tjerë të plagosur.

– Në shpërthim humbën jetën 8 ushtarë ndërsa janë plagosur mbi 300 të tjerë

Shefi i shtabit gjenerali Joseph Aoun njoftoi se në shpërthim kanë humbur jetën 8 ushtarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

Aoun bëri të ditur se ka patur dëme edhe në disa garnizone ushtarake.

Më 4 gusht, në portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr në një depo ku ndodheshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi të gjithë qytetin.