Liban, raportohet shpërthim masiv në Bejrut

Një zjarr në një depo me eksploziv në Portin e Bejrutit shkaktoi në shpërthime masive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjensia zyrtare e lajmeve në Liban bëri të ditur se një numër i madh i njerëzve raportohet se u plagosën nga shpërthimet.

Sipas raporteve fillestare, ish-kryeministri Saad al-Hariri, i cili jeton afër zonës ku ndodhën shpërthimet, thuhet se nuk është i lënduar.

Rezidenca e Al-Haririt, pronat e qeverisë, Xhamia Mohammad Al-Amin dhe ndërtesat përreth thuhet gjithashtu se kanë pësuar dëme të mëdha.

“Zjarri shkaktoi në shpërthime të mëdha që jehuan në kryeqytet dhe periferi”, thuhet në raportimin e agjensisë.