Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të Izraelit në Liban që nga tetori i vitit të kaluar është rritur në 2.865, duke përfshirë 82 të vrarë gjatë ditës së fundit, transmeton Anadolu.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se 13.047 persona të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit në tetor të vitit 2023.
Ministria libaneze njoftoi se ushtria izraelite gjatë ditës së fundit kreu 68 sulme ajrore në zona të ndryshme të Libanit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sulmeve që nga fillimi i agresionit në 11.647.
Që nga fundi i muajit të kaluar, Izraeli ka intensifikuar sulmet në Liban duke zhvilluar një fushatë të madhe ajrore kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, në një përshkallëzim nga një vit i plotë lufte ndërkufitare që nga fillimi i sulmit të Tel Avivit kundër Rripit të Gazës. Ushtria izraelite gjithashtu nisi një pushtim tokësor të Libanit më 1 tetor.