Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Liban, 8 punonjës të ndihmës së parë humbin jetën si pasojë e...

Liban, 8 punonjës të ndihmës së parë humbin jetën si pasojë e su’lmit të ush’trisë iz’raelite ndaj autoambulancave

Tetë punonjës të ndihmës së parë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj autoambulancave në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Në sulmet që ushtria izraelite kreu në jug të Libanit humbën jetën tetë punonjës të ndihmës së parë, informoi ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, i cili tha se ushtarët izraelite pengojnë mbërritjen tek trupat.

Abiad i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë përgjegjësitë dhe të përmbushë detyrat e tij, ndërsa më tej vuri në dukje se 55 sulme janë kryer ndaj spitaleve në Liban.

Abiad njoftoi se 36 prej sulmeve kanë shënjestruar spitalet në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa janë mbyllur tetë spitale.

– Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban kanë humbur jetën 2.593 persona

Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin e kontrolluar me Hezbollahun, më 23 shtator nisi qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, gjithsej 2.593 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë, ndërsa 12.119 të tjerë janë plagosur që nga 8 tetori 2023.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ndërkaq, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz.

Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, qeveria libaneze ka njoftuar se më shumë se 486 mijë persona kanë migruar në Siri.

Exit mobile version