Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Greqi.
Pacienti i infektuar mësohet se kishte udhëtuar nga Portugalia. Sipas mediave greke, pacienti kishte shkuar të kryente kontrolle dhe pasi mjekët vunë re disa prej simptomave, u vërtetua se ai kishte linë e majmunëve.
Po ashtu behet e ditur se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 577 raste me linë e majmunëve në 18 vende të ndryshme në Europë dhe 437 në shtete jashtë kontinentit tonë.