“Në një masë të madhe, ligjërimi fetar i muslimanëve shqiptarë është kthyer në një parodi me pyetje – përgjigje për vjehrrat, masturbimin, qerpikët artificialë, masën e hundës etj. Imami është kthyer në gaztor që ofron jo vetëm dije fetarë por edhe humor, performancë, dhe argëtim. Nuk ka asnjë arsye që pyetje private të lexohen pafundësisht në rjete sociale përveçse për të mbajtur rreth vetes publik, i cili të shpërblen me shikueshmëri, komente “je i modh fare”, me klikime. Fama, reputacioni, ftesat, të ardhurat janë fort të lidhura më këtë funksion. Imami kthehet në xheton për përgjigje rreth temave si ato që përmendëm më sipër. Fikhu kthehet në parodi (e shpesh edhe në meme). Ky lloj inflacioni informacioni, na thonë sociologët, sjell humbjen e respektit dhe konsideratës për dijen fetare dhe përbën në fakt një nxitës të mëtejshëm të sekularizimit të shoqërisë. Dhe ne na bënë konsumatorë banaliteti.”
Besnik Sinani