“Lexim i së ardhmes” – Fragment

Dr. Mustafa Mahmud

“Ekziston një deformim i madh i simboleve islame. Dhe, ekziston një shfytyrim dhe baltosje e Islamit, ndonjëherë prej injorancës dhe nganjëherë me qëllim.
Oportunistët prej të gjitha ngjyrave, me plaçkat e tyre false, i mashtrojnë njerëzit çdo ditë.
Ata e kanë shndërruar Islamin në plumb mashtrues. Kanë përdorur hadithet dhe ajetet për t’iu përshtatur epsheve të tyre.
Por, Islami është mëshirë, tolerancë dhe moral fisnik. Islami është vetëdije universale, përqafim i ligjeve dhe praktikave hyjnore dhe njeri i bukur në pajtueshmëri me kaderin.
Ai është fe e diturisë, mendjes, besimit dhe paqes.
Ai është shumë larg prej këtyre morsetave armiqësore, të cilat i shohim rreth nesh dhe që nuk reflektojnë, veçse urrejtjen e të zotëve të tyre.
Rruga islame për ndryshimin shoqëror është e qartë dhe e kthjellët. Allahu ka thënë në Kur’anin famëlartë:
“Nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. Pra, Allahu e ka mbështetur ndryshim tek Vetja e Tij dhe ka bërë rolin tonë në këtë ndryshim, që secili prej nesh ta ndryshojë veten e vet.
Rregullimi i çdonjërit prej nesh i vetes së tij është fillimi dhe hapi i parë i rrugës.
Zbato së pari sheriatin në mbretërinë e qenies tënde, përpara se ta ngresh shkopin mbi të tjerët.
_________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Lexim i së ardhmes”

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja