Lewandowski vazhdon të mbetet në radarin e Realit

Real Madrid vazhdon të mbetet në kontakt me sulmuesin e Bayern Munichut, polakun Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak është një kërkesë e moçme e Mbretërve dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Sipas gazetës AS, presidenti i Realit, Florentino Perez ende e ka polakun në ‘pole-position’ në listën e tij të blerjeve.

Megjithatë, blerja e tij parashihet të vjen në verën e vitit 2018, kur Mbretërit mund ta lirojnë njërin nga sulmuesit aktual.

Lewandowski, golashënuesi më i madh në histori të Polonisë

Gazeta spanjolle thekson se edhe Lewandowski po ofron njëfarë inkurajimi pas rritjes së frustrimit në Bayern.

Polaku ka folur haptazi duke vënë në dyshim ambicien e Bayernit dhe nëse ata janë në gjendje të konkurrojnë me rivalët evropianë si Reali dhe Barcelona.

Në Madrid, Perez e ka admiruar Lewandowski dhe e ka shqyrtuar atë për verën e ardhshme së bashku me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

I pari në listën e largimeve të Realit është Gareth Bale, teksa nuk hidhet poshtë mundësia edhe e largimit të Karim Benzemas.