Bayern Munich ka shkuar me epërsi 1:0 në pushimin e pjesës së parë ndaj Union Berlin.
Ishte Robert Lewandowski golashënuesi i parë i Bayernit pas rifillimit të futbollit.
Për sulmuesin polak, ky gol ishte i një rëndësie të madhe, shkruan lajmi.net.
Ai është bërë futbollisti i parë në pesë ligat kryesore që arrin numrin e 40 golave këtë sezon.
Sa për rastësi, golin e 40 të këtij sezoni në të gjitha garat, Lewandowski e shënoi në minutën e 40’ të ndeshjes kundër Union Berlin.