Gjatë fushatës së tij presidenciale Donald Trump kishte premtuar një administratë miqësore ndaj kriptomonedhave, një industri e cila kap vlerën e 37 trilionë dollarëve.
Administrata Trump bëri lëvizjen e saj të parë ditën e Marte ndërsa drejtuesi i përkohshëm i Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) Mark Uyeda lançoi një “task force” kripto e cila ka për qëllim zhvillimin e një baze rregullatorë dhe ligjore për kriptoasetet.
Gjatë fushatës së tij presidenciale Donald Trump kishte premtuar një administratë miqësore ndaj kriptomonedhave, një industri e cila kap vlerën e 37 trilionë dollarëve.
Edhe pse Uyeda prezantoi iniciativën, ajo do të udhëhiqet nga Komisioneri i SEC Hester Peirce. Uyeda do të mbajë drejtimin derisa Paul Atikins të kalojë në procesin e konfirmimit në krye të SEC.
Sipas njoftimit të SEC, kjo task force do të ngarkohet me zhvillimin e rregullave të qarta për industrinë duke adresuar njëkohësisht problemet me regjistrimet e kriptomonedhave. Menjëherë pas lajmit Bitcoin u rrit me 2.4 përqind në 106 mijë dollarë.
Pak përpara inaugurimit të tij, Trump theksoi mbështetjen për monedhat dixhitale duke lançuar një memecoin quajtur TRUMP ndjekur nga bashkëshortja e tij Melania Trump që lançoi memecoin MELANIA.
Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj kriptoaseteve është një kthesë e fortë krahasuar me administratën e presidentit Biden. Drejtuesi i SEC i asaj kohe Gary Gensler shihej si një armik i industrisë.