Bayer 04 Leverkusen ka blinduar vendin e parë në Bundesligës me një fitore të vështirë përballë Hoffenheim.
Skuadra e Granit Xhakës fitoi me rezultat të ngushtë 2:3, shkruan lajmi.net.
Florian Wirtz vazhdoi me formën e shkëlqyer këtë sezon, duke hapur rezultatin në minutën e nëntë.
Leverkusen u duk se ka siguruar fitoren që në pjesën e parë, kur Alex Grimaldo shënoi për 2:0.
Por, Hoffenheim në pjesën e dytë u rikthye si një skuadër tjetër, duke arritur ta barazoj rezultatin.
Dy gola për dy minuta i dhanë shpresë skuadrës vendase.
Anton Stach shfrytëzoi një gabim të portierit, duke shënuar një supergol nga largësia në minutën e 56-të.
Derisa, vetëm dy minuta më vonë Xhaka dështoi ta largoj topin duke ia dhuruar topin kundërshtarit, dhe ishte pikërisht ky gabim që i dhuroi golin e dytë Hoffenheimit.
Wout Weghorst ishte golashënuesi.
Leverkusen kryeson Bundesligën me 28 pikë, derisa Hoffenheim janë në vendin e gjashtë.