Një grua shtatzënë nga Australia Courtney Baker, u këshillua nga mjeku i saj të abortojë pasiqë fëmija në barkun e saj, ishte me Sindromën Down.
Nëna vendosi të mos e heqë beben dhe ta sjellë atë në jetë, duke e rritur me dashuri e përkushtim, siç bëjnë nënat për fëmijët, duke mos e penguar aspak gjendja e saj, shkruan Gazeta Metro
“Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort”, thotë nëna.
15 muaj pas lindjes së vajzës Courtney Baker i ka drejtuar një letër publike mjekut që i tha të abortojë duke e akuzuar se në periudhën më të vështirë të jetës, ai në vend që ta mbështesë i tha të heqë dorë nga fëmija.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të nënës:
I dashur Doktor,
Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar, e zhgënjyer.
Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort.
Ju më pyetët mua dhe partnerin tim në qoftë se ne e kishim kuptuar se si vajza jonë me sindromën Dwnn do të ulte cilësinë e jetës sonë.
Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzëninë. Periudha më e vështirë e jetës sime, për shkak se ju nuk e thatë kurrë të vërtetën. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.
Unë nuk jam e zemëruar. Unë jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse jeni tmerrësisht i gabuar kur thoni se një fëmijë me sindromin Down mund të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë.
Dhe unë e kam zemrën të thyer në mendimin që ju mund ta thoni edhe sot, për një nënë. Por më së shumti unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn.
Sepse, Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzimin që janë të pamundura për tu përshkruar.
Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmbëla që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.
Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Down strukur në barkun e nënës më mbaj mend mua dhe thoni: “Fëmija juaj është absolutisht e përsosur.”
Sindroma Down, Trizomia 21 apo Mongoloizmi quhet një mutacion gjenetik i veçantë tek njeriu, tek i cili njeriu posedon kromozomin e 21. Sindroma Down është një çrreullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor.
Ky është çrregullimi më i njohur i kromozomeve që shoqërohet me vonesë mendore. Njerëzit me Sindromën Down kanë një pamje karakteristike fizike. Sindroma Down identifikohet si anomali kromozonesh. Me përparimet që janë bërë në fushën e biologjisë molekulare, është zbuluar se njerëzit me Sindromën Down kanë 47 kromozome në secilën qelizë në vend që të kenë 46.
Ky kromozom ekstra, pjesërisht ose plotësisht kromozomin 21, rezulton në karakteristikat që shoqërojnë Sindromën Down.