Tuj e pa emnimin tuj “Levizja Anti-Islame”, dhe tuj ndëgju individ që bajnë thirrje nëpër rrjete sociale dhe media për t’u pagëzuar ngaqë gjoja në “mbrojnë identitetin kombëtar” kam marr’ shkas me e kritiku gjithë veprimtarinë e tuj dhe arsyet të cilat po i shpalosni, nga nji pikëpamje pak ma etike dhe teologjike.
Ky trend shqetësues i përdorimit t’Krisht’nimit si mjet për me u ba ma patriot apo për me ruajt kombin duket shumë pa sens! Përderisa Krishterimi tejkalon çdo kufi, gjuhë, etni, këto përpjekje të përzijnë fenë me identitetin kombëtar na vendosin përpara çështje problematike si n’aspektin moral po ashtu teologjik!
***
Krishtërimi, bash n’thelb, asht besim universal! I fol njer’zimit pavarësisht nga ata vijnë, o ç’besimi paraprak kanë. Qëllimi asht i kjartë: t’i tregoj njerëzimit që Jezusi asht “rruga, e vërteta dhe jeta”. Megjithatë kjo nismë që po e mbshtet’ni dhe disa deklarator t’pavarun po shfrytëzojnë tendencat nacionaliste për t’bind shqiptarët me adoptu besimin e Krishtenë duke i’u drejtuar ndjenjes patriotike, gjoja ky besim e rrit ndjenjen dhe mbron kombin. Çasje që jo vetëm ka nji pikëpyetje të madhe etike brenda vetës, por gjithashtu udhëzon drejt nji konvertimit siperfaqësor në mungesë të njohjes dhe bindjes që Jezusi asht “rruga, e verteta dhe jeta” por që “Zoti i nënshtrohet patriotizmit dhe kombit”.
Jesuzi e nënvizon në ungjill rëndësinë e nji zemre t’vertetë për me kenë ndjek’s i Tij. Për me ndjek duhet me lanë gjithçka (çdo mjet që përçan). Ai e citon profetin Isai: “Ky popull më nderon me buzë e zemra e tij është larg meje.” (Mateut 15:8). Nënvizon tendencën e rrezikshme t’promovimit të formave t’Krishtënimit mbi baza patriotike, ku njerëzit janë larg përqafimit të fesë si nji transformim I brendshëm! Krishtërim të deformuem patriotik mujm me gjetë n’kishën ortodokse Ruse, Serbe, ku nga kleri i saj bekohen armtë për me asgjësu nji etni tjetër që asht larg nga misioni dhe mesazhi I Krishtit. Uroj që ju nuk keni dëshirë ta rrezikoni veprimtarinë e Kishës Katolike në Kosovë, dhe nga ana tjetër institucioni I Kishës Katolike në Kosovë nuk duhet me harru gabimet historike që kjo marrdhënie ka shfaq!
Tuj e lidhun Krishtërimin me patriotizëm nacional, rrezikohet krijimi i nji kuptimi të gabueshëm mbi fenë, ku besnikëria ndaj kombit ndërthurët me besnikërinë ndaj Zotit. Këto konvertime rrezikojnë të kenë prioritete patriotike apo kulturore të cilat nuk takohen kurrl me transformimin e vërtet shpirt’nor. N’kët rast mesazhi i Krishtit bahet dytësor përball ndjenjës së përkatësisë në një kauzë patriotiko-nacionaliste. Nga ana tjetër, nji i krishtenë me nji transformim të vertet që vjen nga besimi, e ka contitio essendi (kusht t’kenunit), respektimin e traditave, etnisë, promovimit të saj, duke mos i bërë miks çashtjet patriotike-nacionale me ato të besimit/fesë: ““Jepini, pra, Cezarit çka i përket Cezarit e Hyjit çka i përket Hyjit.” (Mateu 22:21)
***
Krisht’nimi asht liturgji (celebrim procesual) e transformimit shpirtnor drejt takimit personal me Zotin duke u transformuar nga fuqia e dashurisë së Jezusit! N’histori, mesazhi i Krishtit, ka taku dhe tejkalu gjithmonë kufij politik dhe etnik disa herë t’vendosun edhe nga vet institucioni i Kishës. Jezusi deklaron që mbretnia e Tij nuk asht e k’saj bote, ashtu siç i tha Pilatit: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote. Po të ishte Mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bija në dorë judenjve. Porse, Mbretëria ime nuk është prej këndej.” (Gjoni 18:36). Aq t’kjartë e banë ndarjen e misionit t’vet nga bota, dhe nga ambiciet patriotike sa s’ka ma! Kur patriotizmi asht shtyes për konvertim në Krishtërim, n’pikëpamjen teme, asht devijim nga mesazhi i Krishtenë, sepse e nënshtron hyjnorën dhe besimin n’pronësi të dikujt (etni, kulturë) larg nga thelbi universal t’cilin ajo e mbanë n’vetvete. Kjo çasje rrezikon forcimin dhe minimin e principit bazë t’Krisht’nimit: që t’gjithë janë t’barabartë përpara Zotit, çfarë do etnie, race, e besimi kjofshin!
***
Konvertimi apo “rikthimi” siç pretendoni juve, nëpërmes thirrjes n’patriotizëm apo identitet komb’tar mund t’udhëzoj çdokënd drejt “Krisht’nimit kulturor”. Ky nocion i referohet individve që e identifikojnë vetën e tyne të Krishtenë shkaku i arsyjeve kulturore, etnike, sociale apo edhe politike, përkundrazi nga besimi i vërtetë personal. Kur sentimenti patriotik përdoret për të tërheq njerëz në fe, asht rrezik që t’krijohet ky i Krishtenë kulturor që zbaton thjeshtë forma t’jashtme të praktikave t’fesë sesa ta përçafon rrug’timin drejt transformimit shpirt’nor, dhe kjo mund ta sjell krijimin e nji shizme q’i shkon përshtat atyne!
***
Historia e Krishtenë na jep dy fenomene të veprimtarisë së saj, në dy epoka të ndryshme: të Krishterimi fillestar – i cili me anë të shpërndarjes së lajmit të g’zueshëm “Ungjillit”, apostujt dhe dishepujt pagëzonin popujt dhe të celebronin darkën e Krishtit nëpër shtëpi, ku kisha themelohet mbi familjen në të cilat mbizotëronte besimi autentik dhe rrugëtimi shpirtëror drejt Jezusit. Në jetën sociale të Krishten’t ishin t’përndjekun ngaqë mesazhi i Krishtit nuk i shkonte për shtat politikës, kombit, apo interesave social! Apostujt dhe dishepujt ishin të integruar në komunitet, në jetën kulturore, sociale, por nuk kompromentonin Mesazhin e Krishtit që asht i njejti akoma sot! Dhe shkaku i mos dorëzimit dhe i refuzimit të kompromentimit, ata i ekzekutonin n’format ma barbarike. Dhe me anë të vdekjës së tyre ata tregonin vertet’sinë e atij mesazhi!
Ndërsa shembulli i dytë asht kur u përzi identiteti nacional, kulturor me fenë. Aty filluan kryqëzatat ose përhapja e mbretërive kolonizuese. Krisht’nimi u përdor si nji mjet për të avancue në interesat kombëtar apo politik, shumë shpesh me pasoja ekstreme negative si p.sh. në kulturat indigjene, ku edhe shumë priftërinjë të Kongregatës Jezuite gjetën vdekjen ngaqë asaj bishe t’cilën e krijojë ajo përzimje.
Mësimet e Jezusit mbi dashninë dhe përultësinë apo dashninë për të afërmin, pavarësisht kombit, race, feje, asht shumë i kjartë. Ai e përmbedhi Ligjin t’gjithë profetëve në dy urdhnime: “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë fuqinë tënde, dhe me gjithë mendjen tënde edhe të afërmin tënd porsi vetveten!’. (Luka 10:27). Kjo thirrje tejkalon kufijtë, tuj e përkufizu misionin e të t’Krishtenve.
Sidomos sot, në post-modernitet, përafrimi dhe ndërthurja e Krisht’nimit me patriotizma dhe identitete kulturore mund t’udhëzoj popullin në forma t’rrezikshme të nacionalizmit fetar. Mesazhi i Krishtit përmbyset nga agjenda nacionaliste, tuj kriju forma të Krisht’nimit që janë n’kontradiktë me vetë mësimet e Krishtit mbi: dashninë, gjithëpërfshirjen dhe paqë!
E n’fund po ju baj nji thirrje “Levizje Anti-Islame” – Konvertimi i vërtet kurrë nuk bazohet në nji “anti” dhe nuk duhet me u manipulu nga ndjenja patriotike apo krenaria kulturore. Përkundrazi, duket me u përqendru në fuqinë transformuese të dashnisë së Krishtit, tek mesazhi i shpëtimit dhe thirrja për me jetu nji jetë me përvujtni dhe shërbim ndaj të tjerve!
Konvertimi i juve nuk duhet t’bazohet n’historinë e popullit shqiptar sepse ashtu siç u manipulue dhe u perzie feja me Krisht’nimin në nji periudhë historike, ashtu fatkeqësisht dhe perandoria osmae e përdori Islamin, por ju duhet t’kaloni në nji rrugëtim që ju rritë përshpirtërisht, duke i ftue të tjer’t me marr vendime personale të bazueme në frutet e fesë. Krisht’nimi nuk ju ban me u ndi ma shumë Shqiptar! Por si çdo fe që bazohet në parime t’shnosha ju ban me u ba Shqiptar ma të mirë!
Mesazhi i Krishtenë asht i gjithëpërfshirjes, dhe jo përjashtimit dhe kurrë nuk duhet të promovoj agjenda nacionaliste! Rrefuzoni kategorikisht emërtimin “anti-islam” sepse si nji muslimani e si nji krishtenë asht dhe duhet me kenë Shqiptar i mirë! Çdo musliman që i ndjek udh’zimet dhe t’vertetën e Ku’ranit ashtu si çdo besimtar që ndjek udhëzimet e Krishtit, kanë me kenë veç Shqiptar ma të mirë.
N’këtë letër po i baj thirrje institucioneve fetare t’Kosovës si Ipeshkvisë, Bik-ut, vëllazërisë Ungjillore, Kryegjyshatës së Bektashinjve, etj., merrni nismën për krijimin e Këshillit për Dialog Ndërfetar dhe krijoni mekanizmat e duhun për parandalimin e ktynë dukunive si thirrjet ekstremiste apo atyre ku ofendohet figura t’shenjta apo imazhe dhe simbole kulturore
Shkruan: Engjell Gjugja, Shtator 2024