L’Equipe zgjedh Asension si lojtarin më të mirë në botë nën 21 vjeç, lë pas shumë yje

Sulmuesi anësori i Real Madridit, Marco Asensio është zgjedhur si lojtari më i mirë në botë nën moshën 21-vjeçare nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe.

Nuk është as mister 180 milionëshi Kylian Mbappe dhe as 150 milionëshi Ousmane Dembele, por Asensio është lojtari më i mirë në botë sipas gazetës franceze L’Equipe.

 

Alli, Mbappe e Dembele janë renditur poshtë Asensios
Spanjolli ka lënë prapa anglezin e Tottenham Hotspurit, Dele Allin, që është në pozitën e dytë, dhe Mbappen dhe Dembelen më poshtë në listë.

Gazeta L’Equipe thekson edhe paraqitjen e tij të madhe në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës dhe klauzolën e tij të re të shfuqizimit, prej 500 milionë eurosh.