L’Equipe për Dembelen: Mirësevjen te gjigantët

Ousmane Dembele së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Barcelonës, për pesë sezonet e ardhshme.

Udhëheqësit katalanas arritën një marrëveshje për talentin e Dortmundit, pas një takimi me gjermanët në Monte Carlo, gjatë shortit të Ligës së Kampionëve.

Marrëveshja nuk është ende zyrtare, por në Francë e marrin si punë të kryer.

Gazeta e famshme franceze “L’Equipe” , ka botuar në faqen e saj të parë një imazh të sulmuesit francez, me titullin “BIENVENUE CHEZ LES GEANTS” (MIRESEVJEN TE GJIGANTET), duke iu referuar qartë nënshkrimit të tij me Barcelonën, për të cilin këta të fundit do të paguajnë një shifër afër 150 milionë euro.