Lepaja: Korrupsioni nuk mund të rritet më, e ka arritur limitin!

Nuk e kuptoj përse gjithë ky shqetësim lidhur me premtimin e ministrit të ri të drejtësisë lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Krimi i organizuar është i njohur se nuk i përfillë premtimet e qeverisë, pastaj te ne është i rritur mjaft dhe nuk ka nevojë për përkujdesjen e qeverisë.

Sa i përket korrupsionit, po ashtu nuk ka arsye të shqetësohemi sepse edhe ashtu nuk mund të rritet më. E ka arritur limitin, ka kohë tashmë.

Së fundmi, edhe ashtu asnjë qeveri deri më tani nuk i ka mbajtur premtimet lidhur me këto çështje, përfshi këtu edhe ish presidenten e cila pat formuar edhe një këshill të veçantë anti krim dhe anti korrupsion ku i pat mbledhur të gjithë kokat e … po e dini.

Në fund fare, edhe pas gjithë këtyre premtimeve dhe angazhimeve, falë zotit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë top fare, si molla, qysh thotë populli dhe shqetësimet vendore dhe ndërkombëtare për deklaratën fatkeqe të ministrit të ri janë krejt të panevojshme./Mesazhi/