Leon Avdullahu mes Kosovës e Zvicrës

Mesfushori defensiv, Leon Avdullahu që vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar në Zvicër, ende nuk ka marrë vendim se cilin vend do ta përfaqësoj në nivelin ndërkombëtar.

20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Baselit, ndërsa krahas Zvicrës mund ta përfaqësoj edhe Kosovën në nivelin senior.

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se Avdullahu ende është i hapur për të dyja opsionet dhe ende nuk ka marrë vendim të prerë se cilin shtet do ta përfaqësoj.

Aktualisht, Avdullahu është pjesë e Kombëtares U21 të Zvicrës, si dhe ka luajtur për grupmoshat e reja zvicerane.

Ai ka kontratë me Baselin deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon ka shënuar 1 gol në 17 paraqitje kampionale.