Lenjani befason me klubin e ri

Ermir Lenjani sërish është rikthyer në Zvicër.

Sipas ”Panorama Sport”, Lenjani arritur marrëveshje me ekipin zviceran, Sion, e cila drejtohet nga ish ndihmës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani.

Lenjani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Sionin, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ai te klubi i ri pritet të përfitoj 350 mijë euro në sezon.

Lenjani e njeh mirë ligën e Zvicrës pasi më herë ka qenë pjesë e skuadrave si: Winterthur, Grasshopper dhe St. Gallen.