Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ata zakonisht janë të përbërë nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.
Ka disa mënyra për të parandaluar formimin e gurëve në veshka. Një prej tyre është të pini sa më shumë ujë, i cili duhet të jetë i filtruar. Është gjithashtu një ide e mirë të qëndroni larg produkteve ushqimore që përmbajnë oksalate, të cilat është vërtetuar se shkaktojnë gurë në veshka. Tek këto ushqime bëjnë pjesë spinaqi, panxhari i kuq, luleshtrydhet, çokollata, frutat e thata, çajet, fasulet e thata, e të tjera.
Ne do t’ju prezantojmë lëngun që ndihmon në shpërbërjen e gurëve të vegjël në veshka. Ajo që e bën këtë pije të funksionojë është acidi citrik i gjendur tek limoni, molla e portokalli. Acidi citrik është shumë i dobishëm në shkatërrimin e gurëve në veshka, sidomos tek ata që janë shkaktuar nga depozitimet e shumta të kalciumit.
Nga ana tjetër, shalqiri është i pasur me ujë dhe kalium, të cilat gjithashtu ndihmojnë në shpërbërjen e gurëve. Përbërësit: 1 limon, 1 portokall, 1 mollë, 4 feta shalqi, 4 kube akulli.
Përgatitja: Portokallin dhe mollën pasi t’i keni prerë në feta hidhini në mikser. Më pas shtoni dhe fetat e shalqirit, si dhe lëngun e freskët të limonit të shtrydhur. Shtoni kubet e akullit dhe vazhdoni të miksoni derisa lëngu të lidhet mirë. Pini një deri dy porcione në ditë.