Ballina Jeta Dieta Lëngu me luleshtrydhe që largon kilogramët e tepërt

Lëngu me luleshtrydhe që largon kilogramët e tepërt

Vera është sezoni i luleshtrydheve kështu që ju mund të përdorni gjatë kësaj kohe të gjitha vetitë e mira të këtij fruti të shëndetshëm dhe të shijshëm që është treguar se është edhe shumë efektiv në “luftën” kundër peshës së tepërt.

Dihet se konsumimi i lëngjeve është shumë i rëndësishëm për një trup vital.

Konsumimi i ujit është thelbësor, por në qoftë se ju shtoni në ujë edhe luleshtrydhet, ju do të përfitoni një pije shumë të shijshme, që përpos që ju freskon do të shkrijë edhe kilogramët e padëshiruar.

Kjo pije magjike do t’iu freskojë dhe do t’iu japë ndjenjën e ngopjes gjatë gjithë ditës dhe përveç kësaj, uji vepron si një eliksir natyror që ka veti anti-plakje, ndërsa luleshtrydhet janë antioksidantë natyrore.

Kjo pije është e pasur me vitaminë C, hekur dhe acid folik.

Kështu duhet ta përgatisni këtë eliksir që largon kilogramët e tepërt:

Në një enë vendosni 500 ml ujë dhe luleshtrydhet e pastruara më parë. Lërini të qëndrojnë në frigorifer për disa orë.

Para se t’i konsumoni ato, vendoseni edhe disa kube akulli dhe pak gjethe minti./Mesazhi/

Exit mobile version