Nëse dëshironi që përmes përgatitjeve shtëpiake të ilaçeve të flini mirë dhe të kënaqeni me gjumin cilësor, atëherë ju paraqesim tri pije të thjeshta që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe që ju dërgojnë në botën e ëndrrave.
LËNGU ME VISHNJË DHE VANILJE
Pse vishnjat: Vishnjat janë të pasura me metatoninë, hormon ky që është përgjegjës për rregullimin e gjumit, kështu që pini një lëng të tillë çdo mëngjes dhe mbrëmje. Pse vanilja: Vanilja ka përbërës qetësues dhe duke shtuar një pikë të ekstraktit të vaniljes në lëngun e vishnjës, do të qetësoheni dhe flini si qengj. Përbërësit: – 1 gotë lëng të vishnjave – 1-2 pika ekstrakte të vaniljes Udhëzimet: Ta konsumoni çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, duke i shtuar edhe disa pika vanilje.
ÇAJ KAMOMILI ME LIVAND
Pse kamomili: Thuhet se përbërësi në kamomil, apigenina, vepron si ilaç kundër anktheve. Aminoacidi tjetër gaba, luan rol në sistemin qendror nervor, qetëson dhe ndihmon të futemi në gjumë. Pse livanda: Livanda është bimë që një kohë të gjatë përdoret si qetësues. Së fundmi, një studim ka treguar se ndikon në ndryshimin për të mirë të valëve të trurit. Përbërësit: -1 lugë sytha të livandës -1 lugë kamomil – 2 gota ujë të ngrohtë – qumësht apo mjaltë. Udhëzimet: Vloni ujin, përzieni livandën dhe kamomilin. Lejoni që bimët të qëndrojnë 10-15 minuta. Shtoni qumështin ose mjaltin për shije.
QUMËSHT I NGROHTË ME MJALTË
Pse qumështi: Ideja se qumështi i ngrohtë ju fut në gjumë nuk ka zbritur nga qielli. Studimet tregojnë se e shton temperaturën e brendshme të trupit, duke ndikuar në relaksimin e muskujve, që ju fut në gjumë të thellë. Pse mjalti: Triptofani L që gjenden në mjaltë është një aminoacid esencial, që ju shtyn të pushoni. Është i ngjashëm me serotoninën dhe melatoninën, që rregullojnë gjumin. Përbërësit: -1 gotë qumësht -2 lugë mjaltë Udhëzimet: Valojeni qumështin e më pas shtoni edhe mjaltin dhe përziejeni. E lini të ftohet në temperaturë të dhomës, deri në momentin kur ju mendoni se është i përdorshëm për konsumim.