Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjet me Mallorcan.
Sipas mediave spanjolle, ”Pirati” do të jetë jashtë fushave për së paku 3-4 javë.
”Marca” raporton se Muriqi ka pësuar një dëmtim të kërdhokullës dhe do të jetë jashtë për ndeshjen e së hënës ndaj Real Betisit, dhe ndeshjet e radhës në La Liga.
Ai mund të humbas edhe dy ndeshjet e muajit tetor me Kosovën në Ligën e Kombeve, kundër Lituanisë dhe Qipros.