Sulmuesi i Kosovës, Arber Zeneli që ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.
Ylli i Heerenveen ka lënduar rëndë këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për disa javë.
Së paku kështu ka njoftuar skuadra holandeze nëpërmjet faqes së tyre zyrtare por nuk ka treguar kohën e saktë se sa do të mbetet jashtë fushave Zeneli.
22-vjeçari ishte në formë tejet të mirë pasi shënonte vazhdimisht me klubin bardh e kaltër.