Ballina Sport Futboll Lëndohet Jamal Musiala, largohet edhe nga lista e Gjermanisë

Lëndohet Jamal Musiala, largohet edhe nga lista e Gjermanisë

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala ka pësuar një lëndim dhe i nevojitet disa ditë pushim.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Bayern Munchen dhe lojtari do të mungoj gjatë këtij vikendi për “Bavarezët”.

Musiala gjithashtu është larguar edhe nga lista e trajnerit Julian Nagelsmann te Gjermania për dy ndeshjet e tetorit.

Vendin e Musialas te Gjermania pritet ta zë futbollisti, Jamie Leweling.

Exit mobile version