Jude Bellingham nuk arriti ta mbyll stërvitjen e së premtes për shkak të një goditjeje që e pësoi kur seanca po përfundonte.
Futbollisti anglez u detyrua të largohej nga fusha dhe iu nënshtrua testeve të ndryshme.
Sipas shërbimeve mjekësore të klubit, lojtari ka pësuar një dëmtim në muskuj të këmbës së djathtë, lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushave për së paku një muaj.
Pritet që ai të të ri-bashkohet me grupin pas ndeshjeve të kombëtareve në shtator.
Mungesa e Bellingham do ta pengojë trajnerin Ancelottin të përdorë treshen BMV me Mbappen e Vini Junior, në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Trajneri italian pritet që në vend të anglezit të angazhojë Luka Modriqin ose Arda Gülerin.
Vetëm pak ditë më parë te Real Madridi u lëndua edhe Eduardo Camavinga i cili pësoi një ndrydhje të ligamentit të gjurit të majtë para ndeshjes së Superkupës së Evropës. Kthimi i tij pritet të bëhet në fund të muajit shtator.
Camavinga dhe Bellingham i bashkohen mungesës së Alaba-s, i cili është ende duke u shëruar nga lëndimi i ligamentit të kryqëzuar, të cilin e pësoi në sezonin e kaluar dhe që do ta mbajë larg fushave deri në dhjetor.