Lëndohen rënd tre persona, u sulmuan me thikë nga një grup të rinjsh

Tre persona janë lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë nga një grup i të rinjve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për tëvë1.info se rasti ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Bytyqi po ashtu ka bërë të ditur se viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimit të të dyshuarve.

“Me datë 29.12.2024 rreth orës 02:00, pas mesnate, është raportuar për një incident, therja me thikë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren. Viktimat janë sulmuar nga një grup të rinjësh, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendje më të rëndë. Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve”, ka thënë Bytyqi.