Lëndim i rëndë për Armando Brojën

Armando Broja ka pësuar tjetër lëndim të rëndë dhe është larguar nga fusha me barelë.

Broja u inkuadrua në minutën e 68-të në ndeshjen e raundit të tretë të FA Cup mes Evertonit dhe Peterboroughit.

Por, menjëherë në minutën e 83-të, ka pësuar lëndim të rëndë në gju, dhe në bazë të pamjeve televizive, lëndimi duket shumë i rëndë.

Sulmuesi shqiptar kishte pësuar një lëndim të tillë edhe para pak më shumë se tri vitesh, që e kishte lënë jashtë fushe për më shumë se një vit.

Të premten (10 janar) pritet të mësohet shkalla e lëndimit të Brojës, por që sulmuesi mbante këmbën me duar.

Evertoni triumfoi 2-0 në këtë takim, për të kaluar tutje në FA Cup.