Ballina Artikuj Lëmosha s’para arrin tek Allahu sesa tek dora e të varfërit

Lëmosha s’para arrin tek Allahu sesa tek dora e të varfërit

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Përmendet që Lejs ibn Sa’d ka qenë tregtar i suksesshëm me mjaltë.

Një ditë i arriti anija përplot me fuqi (barela) me mjaltë. Kur kuptoi për këtë, një plakë e varfër erdhi me një enë të vogël dhe i tha: “Të lutem, ma mbush këtë enë me mjaltë”.

Lejsi e refuzoi, ndërsa plaka duarthatë u kthye në shtëpinë e saj.

Pas kësaj, Lejsi urdhëroi punëtorin e tij ta gjejë adresën e plakës dhe ia dërgoi një fuqi përplot me mjaltë. Punëtori u çudit dhe i tha: “Plaka të kërkoi t’ia mbushësh një enë të vogël me mjaltë, e ti e refuzove, e tani po ia dërgon një fuqi me mjaltë?!”

Në këtë Lejsi i tha: “Ajo kërkoi varësisht nga mundësitë dhe nevojat e saj, ndërsa unë po i jap sipas mundësive të mia”.

Sikur ai që jep lëmoshën, të dinte dhe të ishte i vetëdijshëm që sadaka s’para arrin tek Allahu sesa në duart e të varfërit, kënaqësia e atij që jep është më e madhe sesa e atij që merr lëmoshën.

A e di çfarë vlere ka lëmosha?

Lëmosha është një prej dyerve të Xhennetit.

Lëmosha është një prej veprave më të mira, ndërsa lëmosha më e mirë është me e ushqyer të uriturin.

Në ditën e Gjykimit sadaka do të mbrojë dhe largojë nga zjarri i Xhehennemit.

Sadaka e shuan hidhërimin e Zotit tonë dhe nxehtësinë e varrit.

Sadaka është gjëja më e mirë dhe më e dobishme që mund të dhurohet të vdekurve tanë.

Sadaka është pastrim i shpirtit.

Sadaka është shkas i lumturisë dhe kënaqësisë në dynja dhe dritë në fytyrën e atij që e jep në ditën e Gjykimit.

Sadaka është shkas i faljes së mëkateve.

Sadaka është shkas i lutjes së melekëve për atë që jep sadakën.

Sadaka është shenjë e zemërgjerësisë, fisnikërisë dhe bujarisë.

Sadaka është shkas i pranimit të lutjes dhe mënjanimit të fatkeqësisë.

Sadaka është ilaç dhe shërim.

Sadaka është mbrojtje nga zjarri, përmbytja, vjedhja dhe përfundimit të keq të dynjasë.

Shpërblimi dhe sevabi i sadakës janë të garantuar qoftë kur ka të bëjë edhe me kafshët.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version