Lejohet qarkullimi me vetura edhe për këtë shtresë të shoqërisë kosovare

Situata e fundit në vendin tonë, ashtu sikur gjithë qytetarët e Kosovës, ka shqetësuar edhe personat me aftësi të kufizuara.

Ata përveç vështirësive që përballen në përditshmëri, kanë hasur pengesa edhe në pranimin e shërbimeve të asistentëve të tyre shkaku i kufizimit të lëvizjes në rrugë publike.

Mirëpo kjo çështje është zgjidhur gjatë ditës së djeshme përmes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Të gjithë ata që kanë nevojë për lëvizje të kujdestarëve/asistentëve të tyre, përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve, do të mund të drejtohen me kërkesë për leje të veçantë tek Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës, përmes email adresës: [email protected].

HANDIKOS ju bën thirrje për kujdes të shtuar dhe uron tejkalim sa më të shpejt të kësaj pandemie COVID-19.