Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi në favor të Presidentit Donald Trump pasi lejoi që Kreu I Shtëpisës së Bardhë të përdorë Aktin e Armiqësive të Huaja, një ligj ky I vitit 1789 të cilin Trump kërkon ta përdor për dëbimin e shtetasve venezuelianë që dyshohet se janë përfshirë në banda Kriminale.
Administrata e Republikanit synon të shënjestrojë anëtarët e bandës famëkeqe Tren De Aragua nëpvrmjet këtij ligji që tradicionalisht është përdorur vetëm në kohë lufte. Gjykata supreme vendosi në favor të Trump me 5 vota pro dhe 4 kundër duke u mbështetur tek konservatorët.
Gjykata vendosi të pezullojë urdhrin paraprak të gjyqtarit federal James Boasberg, i cili më 15 mars kishte ndaluar përkohësisht dëbimet, duke e konsideruar përdorimin e ligjit të vitit 1798 si të diskutueshëm për rastin konkret. Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi që dëbimet mund të vijojnë, por me disa kufizime të rëndësishme që përakton se të ndaluarit duhe të njoftohen se janë subjekt I dëbimit sipas këtij ligji. Ky njoftim duhet të bëhet brenda një afati kohor të arsyeshëm në mënyrë që ti lejohet personave që të kërkojnë mbrojtje ligjore dhe të ngrenë padi për të apeeluar dënimin.
Gjykata theksoi se çdo apelim duhet të bëhet në rrethin gjyqësor ku ndodhet personi I ndaluar. Ajo çfarë Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara nuk përcaktoi në vendimin e saj është nëse do të ishte kushtetuese që shtetasit venezuelian dhe anëtarët e bandave që do të dëboheshin, do të mund mund të konsideroheshin realisht armiq sipas këtij ligji.
Vendimi i së hënës ka karakter të përkohshëm dhe lejon zbatimin e urdhrit të Trump-it derisa të përfundojë procesi gjyqësor.
Donald Trump aktivizoi Aktin për Armiqtë e Huaj më 15 mars, duke pretenduar se anëtarët e grupit kriminal venezuelian Tren de Aragua përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. Ky ligj, i cili i jep presidentit të drejtën të deportojë ose ndalojë persona që konsiderohen të lidhur me shtete armike gjatë luftës, është përdorur më parë në mënyrë të diskutueshme gjatë Luftës së Dytë Botërore për internimin e mijëra japonezëve, italianëve dhe gjermanëve.
Kjo është hera e parë që një president amerikan e përdor ligjin në kohë paqeje për çështje imigracioni dhe kriminaliteti, gjë që ka shkaktuar debate të forta ligjore dhe politike. Në një postim në rrjetet sociale, Trump e përshëndeti vendimin si një fitore për sigurinë kombëtare:
“Gjykata e Lartë e ka mbrojtur Sundimin e Ligjit në vendin tonë, duke i dhënë çdo Presidenti, kushdo qoftë ai, mundësinë për të mbrojtur kufijtë tanë dhe familjet tona.”
Në anën tjetër, Unioni Amerikan për Liritë Civile që përfaqëson grupin e venezuelianëve të ndaluar, ka argumentuar se ligji është i zbatueshëm vetëm gjatë luftës së shpallur apo kur SHBA është e pushtuar, çka nuk është rasti me Venezuelën./abcnews