Leipzig eliminon Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Leipzig ka befasuar Atletico Madridin, duke e eliminuar nga Liga e Kampionwve.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me anë të spanjollit Daniel Olmo, i cili tundi rrjetën e Jan Oblak në minutën e 50’ të takimit.

Atletico Madrid arritën të reagojnë në minutën e 71’, kur Joao Felix u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur të gjithë besonin se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Leipzig gjeti golin edhe një herë.

Heroi i takimit ishte Tyler Adams, i cili pas pasimit të Angelino shënoi për 2:1.

Në gjysmëfinale është skuadra e Paris Saint Germain ajo që pret për Leipzig.