Senatorja filipinase Leila de Lima është zgjedhur sekretarja e re e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, teksa mandati i Ban Ki-moon merr fund.
Fitorja e De Lima’s vjen pas kërkesave të ish-sekretarit se personi i rradhës që do të marrë zyrën e tij, duhet të jetë një grua.
Kjo është hera e parë në historinë e Kombeve të Bashkuara që një femër mban këtë rol drejtues, pas lidershipit të 8 burrave.
Në garën për vendin e Ban Ki-moon ishin 11 kandidatë: 5 femra dhe 6 meshkuj.
Leila de Lima është një avokate dhe senatore filipinase. Ajo u caktua kryetare e Komisionit Filipinas për të Drejtat e Njeriut në 2008, dhe në 2010 pranoi të bëhej sekretare e Departamentit të Drejtësisë në Filipine.
Ajo hoqi dorë nga kjo zyrë në 2015, për t’u përqëndruar në kandidaturën për Senatin e Filipineve dhe në zgjedhjet vendore të 2016. Ajo do të fillojë të shërbejë si senatore e Filipineve në Kongresin e 17-të të vendit.