Legia i jep fund aventurës së kampionëve të Kosovës

Drita është eliminuar në kualifikueset e Ligës së Evropës.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, është eliminuar nga garat evropiane, pas humbjes së pësuar nga udhëtimi në Poloni, shkruan lajmi.net.

Legia e Varshavës fitoi me rezultatin 2:0 në terrenin e vet, duke bërë që kosovarët t’i japin fund këtu aventurës evropiane.

Të dy golat e Legia erdhën në pjesën e parë, me Wszolek në minutën e 24’ dhe Pehkart në minutën 43’.

Drita tentoi në pjesën e dytë, por ishte e pafuqishme ndaj skuadrës polake.

Tashmë, Legia luan në ‘Play Off’ të Ligës së Evropës, kurse Dritës i mbetet fokusi vetëm në futbollin kosovar.