Le Pen prinë në zgjedhjet presidenciale në Francë

Shefja e partisë Front National ka marrë votat e më shumë se një çereku të popullsisë që kanë të drejtë vote, ndërsa pas saj me 22% është Francois Fillon, thuhet në rezultatet e sondazhit të Kantar Sfres.

Por përpos garantimit të një vendi në rundin e dytë, Marine Le Pen do të humbas garën presidenciale prej njërit nga dy kundër kandidatëve të saj, transmeton arbresh.info.

Sipas sondazhit Le Pen me 40% të votave do të humbasë nga Fillon i cili do të udhëheqë me 60%, ndërsa po të ishte në balotazh me Marcon, ajo do të merrte 35% ndërsa kundërshtari i saj do të fitonte me 65% të votave.

Por nëse në balotazh shkojnë Fillon dhe Macron, me 58% të votave do të ishte socialisti rebel.