Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, ka paralajmeruar presidenti i vendit Francois Holland, duke u zotuar të “bëjë gjithçka” qe eshte në fuqinë e tij për të ndaluar këtë.
Megjithatë, sondazhet tregojnë se ne rast balotazhi, biznesmeni Emmanuel Macron qendron perpara Le Pen.
Por pas akuzave se Macron ka paguar gruan e tij për një punë të rreme nga fondet publike, analistët kanë paralajmëruar se zgjedhja është shumë e vështirë të parashikohet.
“Ky nuk është një kërcënim”, Le Pen mund ti fitoj zgjedhjet, tha Hollande për te përditshme franceze Le Monde.
“Ekstremi i djathtë nuk ka qenë aq i larte në sondazhe për më shumë se 30 vjet, por Franca nuk do të dorëzohet,” u zotua presidenti Hollande.
Franca “është i vetëdijshme se vota e 23 prillit do të përcaktojë jo vetëm fatin e vendit, por edhe të ardhmen e vetë projektit evropian,” shtoi ai.
Le Pen ka premtuar të largoj euron si monedhë të Francës nëse zgjidhet si presidnete, dhe se do të mbajë një referendum mbi qendrimin e metejshem te Frances në Bashkimin Evropiant.
Hollande, i cili ka luftuar papunësinë gjatë gjithë mandatit të tij pesë-vjeçar, vendosi vitin e kaluar qe të mos kandidojë për një mandat të dytë.
Ai tha se ishte “detyra e tij e fundit” të bëjë gjithçka për të siguruar se Franca nuk do te bie ne duart e Le Pen. /MESAZHI/