Kandidatja e ekstremit të djathtë francez për presidencialet, Marine Le Pen, vlerësoi sot se aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia nuk ishte i jashtëligjshëm, ndryshe nga pozicionimi i Evropës dhe SHBA-së, raporton 21 Media.
“Nuk besoj aspak se ka pasur një aneksim të jashtëligjshëm. Ka pasur një referendum, banorët e Krimesë dëshironin të bashkoheshin me Rusinë”, theksoi kryetarja e partisë Fronti Nacional në radiot RMC dhe BFM TV.
Gadishull strategjin në Detin e Zi, Krimeja u aneksua nga Rusia në mars të vitit 2014 pas një ndërhyrje ushtarake të ndjekur nga një referendum për bashkim, të kritikuar si i jashtëligjshëm nga Kievi dhe Perëndimorët.