Ballina Lajmet Kosovë LDK për 100 eurot e Qeverisë: Lëmoshë fundviti, s’mjaftojnë as për rrymë

LDK për 100 eurot e Qeverisë: Lëmoshë fundviti, s’mjaftojnë as për rrymë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur lëmoshë të fundvitit vendimin e së dielës të Qeverisë së Kosovës për ndarje të shtesave për fëmijët dhe pensionistët.

Sipas LDK-së këto mjete nuk mjaftojnë as për pagesë të energjisë elektrike në dimër por janë vetëm shenjë panike dhe mungesë vizioni.

Tutje thuhet se LDK-ja do të sjell rritje mesatare të pagës për 200 euro për të giithë shërbyesit publik që në javën e parë të mandatit të saj.

“Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve. Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje. Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës që vjen t’i ekzekutojnë këto shtesa.

Exit mobile version