LDK konfirmon pjesëmarrjen në seancën e 24 gushtit

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar pjesëmarrjen e LDK-së, në seancën e 24 gushtit.

Ai tha se do të marrin pjesë në çdo seancë të rregullt Kushtetuese.

“Ne marrim pjese në çdo seancë që thirret në mënyrë të rregullt Kushtetuese nga kryesuesi i seancës”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, gjatë takimit të sotëm konsultativ koalicioni PAN ka propozuar që seanca e radhës të jetë më 24 gusht, e aprovuar kështu edhe nga kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci./