LDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit, lëshon sallën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit.

Kjo pasi dështoi votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

“Deputetët nuk po marrin pjesë në votime. Kjo tregon që shumica nuk i ka votat për të ndalë asnjë vendim. Ne duhet të procedojmë qysh sot  me shpërbërjen të Kuvendit sepse nuk ka kuptim të shkohet më tutje. Nuk mund të kalojmë në pikën tjetër pa u kry kjo pikë. Ju e dini që nesër është një seancë me listë të gjatë të ligjeve që nuk mund të kalohen nga pozita sepse nuk I ka votat. Nëse vazhdoni me këtë praktikë si shumicë parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim tjetër dhe sot debate parlamentar nuk mund të vazhdoj më tutje pa u kry kjo pikë”, ka thënë Hoti.

Pas kësaj, të gjithë deputetët e LDK’së kanë lëshuar sallën