Opsione të ndryshme janë duke u diskutuar në koalicionin PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe LDK-AKR-Alternativa (LAA), për mundësinë e krijimit të Qeverisë së ardhshme.
Burime brenda dy kampeve i kanë thënë gazetës se opsion është edhe mbetja në opozitë, për shkak të rënies që pësuan në zgjedhjet e 11 qershorit.
Sipas analistëve, kjo do të çonte në prishjen e koalicioneve parazgjedhore, ku PDK dhe LDK grumbulluan rreth vetes disa parti.
Në PDK, zyrtarisht kanë përjashtuar mundësinë që të zmbrapsen nga krijimi i institucioneve edhe për një mandat tjetër, që do të ishte i treti me radhë.