Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli në Hajvali.
Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe LDK, e cila përmes një njoftimi, ka ftuar mediat që të përcjellin nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit LDK-AKR në Hajvali te Villa Pacolli në orën 21:15.
Përveç me AKR-në, LDK sot ka arritur marrëveshje të koalicionit parazgjedhor edhe me Alteranativën e Mimoza Kusarit.
Tashmë janë postuar edhe fotografitë e para dhe video nga nëshkrimi i marrëveshjes në rezidencën e Behgjet Pacollit, ku pas pak pritet zyrtarizimi i koalicionit.