Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA), Philippe Lazzarini, theksoi të martën mungesën e fondeve, duke thënë se agjencia ka fonde deri në fund të gushtit.
Lazzarini tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë se e kishte fjalën për buxhetin e rregullt, i cili është “shtylla kurrizore” e organizatës që ka 30 mijë të punësuar.
“Ne kemi para deri në fund të gushtit dhe në thelb kemi ende një mungesë prej rreth 100 milionë dollarë deri në 140 milionë dollarë për të arritur në fund të vitit”, tha Lazzarini.
Duke folur për financimin e apeleve urgjente, Lazzarini tha se në territorin e pushtuar palestinez financohen me 15 deri në 18 për qind, ndërsa në Siri me rreth 15 për qind.
“Është e pamjaftueshme, gjë që na pengon, për shembull, të shpërndajmë para ose të shpërndajmë ushqime në Siri dhe Liban dhe në Gaza,” tha Lazzarini.
Shefi i UNRWA-së e sheh ngjarjen e ardhshme të donatorëve në Nju Jork më 12 korrik si një mundësi për të marrë kontribute të reja.
“Agjencia është proporcionalisht më pak e financuar në buxhetin e saj të rregullt sesa në këtë kohë të vitit të kaluar”, tha Lazzarini.