Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, theksoi se të gjitha rregullat e luftës janë shkelur në Gaza, e cila i është nënshtruar gjenocidit të vazhdueshëm izraelit për më shumë se 14 muaj.
“Të gjitha luftërat kanë rregulla. Të gjitha ato rregulla janë thyer”, tha Lazzarini në një postim në X.
“Sulmet në shkolla dhe spitale kanë qenë të zakonshme. Bota nuk duhet të mpihet”, shtoi ai.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA theksoi më tej se një armëpushim në Gaza është vonuar shumë. /mesazhi