Lazio zyrtarizon Ibraihmoviqin kosovar

Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq, tashmë është pjesë e skuadrës së Lazios që bën gara në Serie A të Italisë.

Klubi italian, të martën e ka zyrtarizuar Ibrahimoviqin, i cili i është bashkuar nga skuadra e Bayern Munchenit.

Në fakt, Lazio e ka huazuar 19-vjeçarin deri në fund të këtij sezoni me opsionin e blerjes së tij për 8 milionë euro, ndërsa Bayerni ka ruajtur opsionin e riblerjes për Ibrahimoviqin.

Ibrahimoviq e njeh kampionatin italian, pasi sezonin e shkuar ishte i huazuar te Frosinone, ku shënoi 1 gol dhe bëri 1 asistim në 16 ndeshje kampionale.

Këtë sezon, Ibrahimoviq ka regjistruar 3 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, ndërsa në ekipin e parë është promovuar në vitin 2023.

Ai me Bayernin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.